Korea e Veriut dhe e Jugut ç’armatosin 'vendin më të frikshëm në planet'

Korea e Veriut dhe e Jugut ç’armatosin 'vendin më të frikshëm në planet'

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong

Korea e Veriut dhe e Jugut kanë marrë vendimin që të largojnë të gjitha armët dhe municionet nga Zona e Përbashkët të Sigurisë (JSA), vend famëkeq mes dy Koreve, ku ushtarë nga veriu dhe jugu qëndrojnë ballë për ballë, me armë të gatshme. Ky veprim është një simbol që Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, do të shpresojnë të zvogëlojnë tensionet mes tyre.

JSA, e cila njihet edhe si fshati Panmunjom, është konsideruar prej kohësh një nga kufijtë më të rrezikshëm të planetit. Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, dikur e quajti atë "vendin më të frikshëm në tokë". "CNN" shkruan se për këtë qëllim, dy Koretë dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara që administron pjesën jugore të DMZ njoftuan se kanë hequr të gjitha minat nga rajoni dhe janë tërhequr të gjitha rojet që qëndronin me armë zjarri në JSA si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Moon dhe Kim muajin e kaluar në Phenian, në takimin e tyre të tretë ballë për ballë brenda vitit.

Që nga operacionet dhe gërmimet që filluan në fillim të tetorit, sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut, janë zhvarrosur 14 mina, 187 eksplozivëve dhe eshtrat e dy ushtarëve. Të dyja palët pritet të tërheqin atë që ata e quajnë "pajisje të mbikëqyrjes së panevojshme" dhe "instalojnë pajisjet e nevojshme të mbikqyrjes nëpërmjet konsultimeve dhe ndajnë informacione të ndërlidhura me njëra-tjetrën".

Zona JSA tani do të administrohet nga 70 persona të paarmatosur, 35 nga Koreja e Veriut dhe 35 të tjerë nga Korenë e Jugut dhe Komanda e OKB-së. JSA është një nga reliket e fundit të Luftës së Ftohtë. Vitin e kaluar, një ushtar i Koresë së Veriut u qëllua disa herë nga bashkatdhetarët e tij. Ndryshimet në JSA vijnë një vit pas uljeve të tensioneve midis Koresë së Veriut, dhe asaj Jugore dhe kundërshtarit të saj më të madh, Shteteve të Bashkuara. Kim dhe Presidenti amerikan Donald Trump u zotuan që të krijonin një marrëdhënie të re paqësore midis dy vendeve të tyre gjatë takimit të tyre historik në Singapor.

Takimi përfaqësoi një kthesë dramatike të ngjarjeve, duke pasur parasysh të dy liderët po kërcënonin njëri-tjetrin me luftë bërthamore në vitin 2017.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren