Korea e Veriut synon krijimin e ‘marrëdhënieve të reja’ me SHBA-në

Korea e Veriut synon krijimin e ‘marrëdhënieve të reja’ me SHBA-në

Flamuri i i Shteteve të Bashkuara, Singaporit dhe Koresë Veriore

Media shtetërore verikoreane, ka ngritur mundësinë që shteti i izoluar, Koreja Veriore të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara. Ky njoftim vjen vetëm një ditë para se lideri verikorean, Kim Jong-un, të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente kanë treguar ndryshim nga Koreja Veriore pas disa dekadash të toneve armiqësore me SHBA-në. Trump në anën tjetër ka thënë se ka “ndjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor për të zhvilluar takimin e parë të ndonjë presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean. Përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar të hënën për entuziazmin në shtetin aziatik, pak para samitit.

Presidenti amerikan shpreson se takimi në fjalë do të fillojë procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean. Mirëpo qasja e verikoreanëve në këtë aspekt ka qenë gjithmonë më e paqartë./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës