Korea e Veriut: Të gatshëm të reagojmë
në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja

Korea e Veriut: Të gatshëm të reagojmë<br />në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja
Pas vendosjes së luftanijeve amerikane në afërsi të gadishullit korean, Korea e Veriut ka reagur duke thënë se, "Do të mbrohemi me forcën e fuqishme të armëve".

Agjencia shtetërore koreane e lajmeve KCNA, duke cituar Ministrinë e Jashtme Koreane shkruan se kjo lëvizje e SHBA-ve është e pamenduar mirë dhe se situata është serioze.

"Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA-të, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja", thuhet në deklaratën e Ministrit të Jashtëm korean.

Vendosja e luftanijeve në afërsi të gadishullit korean ka për qëllim ruajtjen e gadishmërisë në rajon thuhet nga Komanda Amerikane e Paqësorit.

Gjithashtu presidenti Trump ka thënë se SHBA është e gatshme të përballet me kërcënimin bërthamor që vjen nga Korea e Veriut.

Korea e Veriut ka kryer disa lëshime raketash dhe kjo ka çuar në marrjen e vendimit nga SHBA për dërgimin e luftanijeve pranë gadishullit korean.

Kërcënimi nga Koreja e Veriut,Trump: Kërkojnë telashem gati të veprojmë edhe pa Kinën
“ Koreja e Veriut kërkon telashe. Nëse Kina vendos të na ndihmojë do të ishte e mrekullueshme. Në të kundërt ne e zgjidhim vetë problemin” ishte ky reagimi i presidentit Trump në tëitter vetëm pas pasi Peniani kërëcënoi se do të vepronte ndaj Ëashingtonit i cili ka nisur luftanijet drejt gadishullit koreanoverior
 

Redaksia Online
Er.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane