Koreja e Jugut, "babagjyshët" 
kërkojnë largimin e Presidentes

Koreja e Jugut, kërkojnë largimin e Presidentes">
Mijëra njerëz të veshur me kostumet e Santa Claus kanë protestuar sot në rrugët e Seulit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye. 

Protesta festive shënoi javën e nëntë të mitingjeve kundër Park Geun-hye.

Presidentja është shpallur fajtore nga Parlamenti mbi një skandal korrupsioni, por vendimi duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese.

Demonstruesit kërkojnë që ajo të japë dorëheqjen në të njëjtën kohë. Organizatorët e tubimit të kësaj të shtune thanë se protestës iu bashkuan më shumë se 550 000 persona të cilët marshuan drejt selisë Presidenciale, asaj të Kryeministrit dhe Gjykatës Kushtetuese.  

Turma brohoriste "Arrestoni Park menjëherë!" dhe njëkohësisht këndonte edhe këngë të Krishtlindjeve, duke ironizuar me thirrje "Dhurata dhe pranga" për park. 

[gallery]20274[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman