Aksioneve të SHBA për t’iu përgjigjur testeve bërthamore të Koresë së Veriut tashmë i bashkohen edhe Koreja e Jugut dhe Kina të cilat kanë rënë dakort që të ndërmarrin sanksione ndaj Penianit, nëse ky i fundit vijon me kërcënimin e armëve nukleare.
Masa të tilla janë ndërmarrë pasi këtë muaj Koreja e Veriut feston disa përvjetore cka mund të sjellin testime të reja. Ishte ministri i mbrojtjes së Koresë së Jugut i cili e konsideroi muajin prill të rrezikshëm.
Peniani ka ftuar një numër të madh mediash për të raportuar ditëlindjen e themeluesit të shtetit koreano-verior. Një veprim i tillë është parë si një mbrojtje kundër SHBA.
Ndërkohë Peniani i ka përshkruar sulmet e e Washingtonit mbi Sirinë si një akt të pafalshëm agresioni që tregoi se duhet zhvilluar ideja e zhvillimit të armëve bërthamore.
Në fakt edhe SHBA është treguar më konkrete kundër Kim jong un. Marina amerikane anuloi një vizitë e cila do të duhej të shkonte drejt gadishullit koreano-jugor.
Zyrtarët amerikanë e përshkruan aksionin si një shfaqje force.
Një ditë më parë, këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster njoftoi se shefi i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë t’i paraqesin “opsione” për të eliminuar rrezikun që paraqet militarizimi bërthamor i Penianit.
Sekretari amerikan i shtetit madje është shprehur se sulmi mbi Sirinë ishte paralajmërim për shtete të tjera si Koreja e Veriut.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com