Koreja e Jugut, ish shefi OKB, Ban
Ki-moon nuk garon për president

Koreja e Jugut, ish shefi OKB, Ban<br />Ki-moon nuk garon për president
Ish shefi i OKB Ban Ki-moon nuk do të garojë për të qënë president i Koresë së Jugut.Prej kohësh ky shtet është përfshirë nga trazirat pasi presidentja Park Geun-hye është nën hetim.

“Më vjen keq të zhgënjej shumë njerëz, por kam vendosur të tërhiqem nga politika” u shpreh 72 vjecari.

“Jam zhgënjyer shumë edhe nga sjelljet e vjetëruara, mendjengushta të disa politikanëve, ndaj kam arritur në përfundimin se do të ishte e pakuptimtë të punoj bashkë me ta”, shtoi ai.

Ki-moon u largua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të OKB për t’ia lënë vendin Antonio Guterres, por prej kohësh flitej se ai i do të ishte president i Koresë.

Madje dhe vetë Ban kish shprehur dëshirën e tij për të qënë në krye të shtetit për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje