Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar për të nxjerrë përpara gjykatës presidenten Park Geun-hye e cila akuzohet për korrupsion.
Asambleja Kombëtare miratoi me 234 vota favor të këtij vendimi, që do të thotë se disa anëtarë të partisë në pushtet votuan për këtë miratim.
Autoriteti i presidentes i kalon tashmë kryeministrit Ahn. Presidentja dyshohet se është e përfshirë në një skandal politik çka shkaktoi edhe protesta në vend ku kërkohej largimi i saj nga pushteti.
Parlamenti e ka akuzuar Park se ka abuzuar me pushtetin duke dhunuar Kushtetutën.
Pritet që gjykata e cila do të merret me këtë çështje do ta marrë vendimin brenda 180 ditësh.
Dhe nëse vendoset shkarkimi i presidentes atëherë do të jetë rasti i parë në historinë e këtij shteti ku presidenti nuk e përmbyll mandatin e tij 5-vjeçar.
Pak ditë më parë Presidentja mori një ultimatum nga anëtarët e partisë së saj, që të përcaktojë afat për dorëheqjen ose të përballet me paditjen.
Presidentja ka kërkuar falje publike tri herë, pasi u mor vesh se i kishte dhënë informacione sekrete mikeshës së saj Choi Soon-sil.
Kjo e fundit akuzohet se përdori lidhjet me presidenten për të marrë miliona dollarë donacione për fondacionin e saj.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com