KORE- Koreja e Jugut ka propozuar bisedime të nivelit të lartë me fqinjin e saj verior në lidhje me rihapjen e zonës së përbashkët industriale “Kaesong”.
Seuli ka bërë ofertën një ditë pasi Peniani ka thënë se zyrtarët e Koresë së Jugut mund të vizitojnë kompleksin e mbyllur për të inspektuar dhe mirëmbajtur pajisjet.
Puna në fabrikë, e cila ka qenë simbol i rrallë i bashkëpunimit Veri-Jug, është ndërprerë në prill për shkak të tensioneve të larta rajonale.
Përpjekjet për të mbajtur bisedime të nivelit të lartë muajin e kaluar, kanë dështuar për arsye procedurale.
“Qeveria do që bisedimet të mbahen në fshatin e armëpushimit, Panmunjom”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende propozimit. Kompleksi industrial “Kaesong” e cila ndodhet në anën Koreano-Veriore është një burim vital për ekonominë e të dy Koreve.
Peniani i tërhoqi punëtorët e saj në fillim të prillit pasi marrëdhëniet me Jugun dhe fqinjët e tjerë u përkeqësuan në fillim të shkurtit, kur bëri edhe testin e tretë bërthamor.
Prova e tretë bërthamore e Koresë së Veriut u shoqërua me reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com