KOREJA E JUGUT- Vijon të rritet numri i personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e 16 prillit në Korenë e Jugut. 
 
Sipas autoriteteve koreane numri zyrtar i viktimave nga mbytja e anijes është 259, ndërkohë që vijojnë kërkimet për 43 pasagjerë që rezultojnë ende të zhdukur. Asnjë i mbijetuar nuk është raportuar deri tani prej ditës së parë kur 174 persona u shpëtuan nga ndërhyrja. 

Anija Seowl kishte 476 pasagjerë në bord, ku 339 ishin fëmijë të shkollave të mesme në një ekskursion shkollor. Anija udhëtonte nga qyteti i Incheon për në ishullin turistik të Jeju.

Redaksia online
(ah/shqiptarja.com)