Koreja e Jugut, Seuli i përgjigjet
"flakë për flakë" Phenianit

Koreja e Jugut, Seuli i përgjigjet<br />
Ushtria e Koresë së Jugut ka simuluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një sulm të armatosur në zonën e testimit të fundit nuklear të Koresë së Veriut, ku përfshihej lëshimi i raketave balistike tokë-tokë dhe goditja e objektivave jashtë bregut lindor të Koresë së Jugut nga avionë luftarakë F15K.
 
Në stërvitje u përdorën municione të vërteta dhe qëllimi ishte të tregohej se vendi mbetet në gjendje gadishmërie të lartë, ndërsa arsyeja përse u përdorën armë konvencionale është se Koreja e Jugut nuk ka kapacitet bërthamor. 
 
Seuli dhe Uashingtoni para disa ditësh ranë dakord të rishikojnë rregullat ekzistuese të mbrojtjes me qëllimin që Koreja e Jugut të mund ta dyfishojë kapacitetin maksimal bartës të raketave balistike.
 
Sipas zëdhënësit të ushtrisë koreano-jugore, stërvitja e sotme tregon vendosmërinë e saj për të shkatërruar jo vetëm origjinën e provokimit, por edhe lidershipin e armikut dhe forcave mbështetëse të tij nëse kërcënojnë sigurinë e qytetarëve të saj.
 
Manovrat erdhën vetëm disa orë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis paralajmëroi se çdo kërcënim ndaj SHBA apo aleatëve të tyre do të ketë në këmbim një përgjigje masive ushtarake.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje