Sipas exit polleve president do të jetë Liberali Moon Jae i cili ishte përballë kandidatit të qendrës, Ahn Cheol so.
Anketat e para pas-zgjedhore në Korenë e Jugut tregojnë se kandidati i Partisë Liberal Demokrate, Moon Jae-in është fituesi i zgjedhjeve. Kjo do të ishte hera e parë pas një dekade që Koreja e Jugut do të drejtohej nga një president liberal. Ish presidentja konservatore Park Geun-hye, u detyrua të largohej nga posti për shkak të një skandali korrupsioni.
Ai ka premtuar se do të përkushtohet që të ketë paqe dhe që vendi të ketë rritje ekonomike duke u shndërruar në shpresën e vendit pas 9 vite qeverisje nga konservatorët.
Zgjedhjet po monitorohen nga afër, në një kohë kur vendi aziatik ndodhet në një periudhë pasigurie ekonomike dhe kur tensionet me Veriun fqinj janë rritur.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com