SEUL - Koreja e Veriut i propozoi sot SHBA-së hapjen e bisedimeve të nivelit të lartë për programet bërthamore dhe uljen e tensioneve në gadishull. Sipas analistëve, pritet që Washingtoni të mos e pranojë një ofertë të tillë.
"Ne i propozojmë Uashingtonit hapjen e negociatave të nivelit të lartë për stabilizimin e paqes dhe uljen e tensioneve në gadishullin korean", citon deklarata për shtyp e Komisionit i Mbrojtjes Kombëtare.
Ky propozim vjen pas disa tensioneve të forta në rajon, të nxitura nga prova e tretë bërthamore e Phenianit gjatë muajit shkurt. Ndërkohë, bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u anuluan në momentin e fundit ditën e mërkurë, për çështje protokolli.
"Koreja e Veriut dëshiron të hapë bisedime serioze për një sërë çështjesh, duke përfshirë objektivin e SHBA për një botë pa armatime bërthamore", citon më tej deklarata për shtyp.
(ata/sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com