Zyrtarët ushtarakë Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut bëri prova me dy raketa me rreze të mesme veprimi pranë brigjeve të saj lindore, duke i hedhur në Detin e Japonisë. Kjo është një tjetër sfidë që Peniani i bën Kombeve të Bashkuara, të cilat i kanë ndaluar provat me raketa të shtetit komunist.

Por ajo që mediat ndërkobëtare i kanë kushtuar një rëndësi të madhe është një foto e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un  që mbikëqyr procesin e lëshimit të raketës. I veshur sportiv, ai konsultohet me gjeneralët, ndërsa po del kundër vullnetit të Kombeve të Bashkuara, që ia kanë ndaluar testimin e këtyre raketave.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se raketat e klasës Skud fluturuan rreth 500 kilometra para se të binin në ujërat midis Koresë së Veriut dhe Japonisë.

Tokioja i paraqiti Penianit atë që ajo e quajti "protestë të ashpër" lidhur me provat. Por qeveria japoneze tha se nuk do t'i anulojë bisedimet zyrtare me Korenë e Veriut të planifikuara për ditën e martë në Pekin lidhur me rrëmbimin nga Veriu të shtetasve japonezë gjatë Luftës së Ftohtë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)