Koreja e Veriut e shkatërron botën
me tre bomba termonukleare

Koreja e Veriut e shkatërron botën<br />me tre bomba termonukleare
Një "ambasador jo zyrtar" i Koresë së Veriut për Perëndimin ka thënë se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetëm tre bomba që disponon.

43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.

“Njerëzit kanë një jetë të thjeshtë, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugëve, është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një
lëvizje të madhe bashkëvepruese”,
është shprehur de Benós për mediat spanjolle.

I  pyetur rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, retorika e tij u bë më agresive.

“Askush nuk guxon të prekë Korenë, nëse vendi preket, njerëzit do të përgjigjen me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota shkatërrohet ”, ka theksuar theksuar ai.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet