Koreja e Veriut po përgatitet që të lëshojë një tjetër raketë balistike me rreze veprimi ndërkontinentale.

Lajmin e konfirmon zyra e lartë ushtarake amerikane, shkruan televizioni NBC  News.

Ushtarakët e zyrës së lartë mbeten anonim, por lajmin e kanë konfirmuar për televizionin amerikan, që lëshimi i raketës balistike do ndodhë brenda 48 orëve.

Satelitët amerikanë kanë vërejtur lëvizje të raketave në Korenë e Veriut”, u shprehen zyrtarët e zyrës ushtarake në Amerikë.

Një javë më parë Koreja e Jugut përcolli lajmin se Peniani, po përgatiste për të vënë në lëvizje një raketë drejt bregut perëndimor të Koresë së Jugut.

Në opinionet e analistëve ishte parashikuar që data 9 shtator, do prodhonte një iniciativë të Koresë për hedhjen e një raketa, por lajmi rezutoi jo i saktë.

Por në parashikimin e inteligjencës amerikane, një lëshim i raketës balistike nga Kim Jong Un, do ndodhë brenda 48 orëve.
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com