Shtohen tensionet mes Koresë së Veriut , SHBA dhe Japonisë. Koreja e Veriut acaron marrëdhëniet duke lëshuar dy raketa balistike në brigjet veri perëndimore, një prej të cilave shpërtheu menjëherë pas nisjes në një bazë ushtarake të SHBA-së.
Testi vijon provën që u krye në mesit të korrikut kur 3 raketa u hodhën duke mbuluar një distancë prej 500-600 km përpara se të përfundonte në detin e Japonisë. Koreja e Veriut vijon aksionet pavarësisht se OKB i ka ndaluar zhvillimin e tekstologjisë së raketave bërthamore dhe balistike.
Në kushte të tilla ministri i mbrojtjes japonez Gen Nakatani ka shpallur menjëherë gjendjen e emergjencës. Është hera e parë që nga viti 1998 që një raketë prek zonat territorial të arkipelagut japonez.“ Lëshimi i raketave përfaqëson një rrezik për sigurinë e Japonisë”, shtoi ministri.
Pak ditë më parë Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut me aksione hakmarrëse nëse këto të fundit do të aprovonin sistemin e mbrojtjes THADD, sistem i cili është duke u instaluar.
Edhe reagimi i Washtingtonit ndaj Koresë së Veriut ka qenë i ashpër. “Jemi gati të mbrojmë me të gjitha mjetet sigurinë e aleatëve tanë” bëri me dije departamenti amerikan i Shtetit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com