Koreja e Veriut i përgjigjet Trump:
I çmendur, do e paguash shtrenjtë!

Koreja e Veriut i përgjigjet Trump:<br />I çmendur, do e paguash shtrenjtë!
Koreja e veriut mund të realizojë testimin më të fuqishëm të bombës me hidrogjen në paqësor, një nga aksionet e niveleve më të larta kundër Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Kjo hipotezë është shprehur nga ministri i Jashtëm koreano verior Ri Yong-ho, pas konfirmimeve të liderit koreano-verior, i cili duket se po merr ne kosnideratë këtë iniciativë në përgjigje të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kërcënimit të këtij të fundit për “shkatërrim total” të vendit aziatik. “Fjalimi i marrë i Donald Trump në Kombet e Bashkuara e ka bindur edhe më fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore është vendimi i duhur”.

Ky ishte reagimi i udhëheqësit suprem të vendit komunist, Kim Jong-un, që iu adresua vendit përmes agjencisë shtetërore duke komentuar deklaratat e Donald Trump.

Përmes një deklarate personale të transmetuar anglisht, në gjuhën e Presidentit amerikan, në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA dhe e pashembullt viteve të fundit në vendin hermetik komunist, Kim Jong-un u zotua se “Donald Trump do ta paguajë shtrenjtë për komentet e bëra së fundmi në OKB”.

“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut po konsideron masat më të forta dhe të rrepta si kundërpërgjigje për ta detyruar Donald Trump të paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shpërndarë nga KCNA.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë