Koreja e Veriut ka publikuar disa pamje të freskëta të asaj që thotë se ishte shkatërrimi i një poligoni të testimeve bërthamore.
Gjithashtu, në të njëjtën ditë shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të anuluar një samit të 12 qershorit me Kim Jong-un.
Siç thuhet më tej, Koreja e Veriut të premten tha se ishte ende e gatshme të fliste me Shtetet e Bashkuara ‘çdo kohë dhe në çdo formë’ pas njoftimit të Trump, një vendim që Pyangyang e përshkroi si ‘jashtëzakonisht për keqardhje’.
Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim ishte duke u përgatitur për bisedimet dhe shprehu habinë për anulimin.
Ne përsërisim gatishmërinë tonë për t’u ulur ballë për ballë në çdo kohë në çdo formë për të zgjidhur problemin.
Kim Jong-un
Presidenti Donald Trump bëri të ditur të enjten se ka anuluar takimin e tij të planifikuar me Kim Jong-un, duke fajësuar për “armiqësi të hapur” regjimin e Koresë së Veriut dhe duke paralajmëruar Pyongyangin kundër kryerjes së ndonjë “veprimi të pamend apo të pamatur”.