Korea e Veriut e konsideron stërvitjen e përbashkët ushtarake si kërcënim për sovranitetin e saj, ndërsa vitin e kaluar kërcënoi Uashingtonin. Paraprakisht 17 mijë forca amerikane po marrin pjesë në stërvitje, përkrah 3 mijë trupave të Koresë së Jugut. Stërvitja përfshin ajrin, detin dhe tokën.
Pavarësisht se kanë nisur në një ditë, “Key Resolve” është më shumë një simulim kompiuterik dhe përfundon me 19 mars, ndërsa “Foal Eagle” është më e fokusuar në ushtrimet ushtarake në fushë dhe përfundon në 30 prill.
Ky nuk është kërcënimi i parë i Koresë së Veriut. Pas sanksioneve të vendosura nga këshilli i sigurimit të OKB, lideri Kim Jong pati paralajmëruar zyrtarët e tij: Duhet të jemi gati, në çdo moment, për të përdorur arsenlin tonë bërthamor.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)