Koreja e Veriut ka lëshuar  disa raketa nga bregu i saj lindor, bën me dije ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas saj, raketat e hedhura  pranë qytetit Uonsan,  janë me rreze të shkurtër veprimi.

Ato kanë fluturuar rreth 200 kilometra përpara se të binin në det.

Testet e vazhdueshme të Koresë së Veriut me raketa balistike – edhe pse jo të gjitha të suksesshme – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar.

Ekspertët druajnë se Peniani po avancon drejt qëllimit final, për të hedhur raketa me koka bërthamore.

Raketat e hedhura sot, megjithatë, nuk i shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi rezolutat e tilla ndalojnë vetëm raketat balistike, shkruan agjensia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

[gallery]22614[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com