Koreja e Veriut kritika Kinës:
Po shkel “vijën e kuqe”

Koreja e Veriut kritika Kinës:<br />Po shkel “vijën e kuqe”
Mediet shtetërore në Korenë e Veriut i kanë bërë paralajmërim Pekinit se po shkelte “ një vijë të kuqe” në raportet me Penianin, një kritikë mjaft e rrallë për aleatin më të afërt të vendit komunist.

Në një opinion në gazetën shtetërore “Rodong Sinmun” shkruhet se, Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë kurrë nga program i saj bërthamor. Autori, padyshim i autorizuar nga qeveria, ka akuzuar Kinën se po hedh valle sipas ritmit amerikan dhe se po u ofron justifikime Shteteve të Bashkuara, që të dërgojë më shumë ushtarë dhe pajisje në gadishullin Korean.

Në opinion nxiten dy prej gazetave më të mëdha në Kinë që të bëjnë komente të papërgjegjshme që vënë në rrezik raportet midis dy vendeve.

Reagime nga Koreja e Veriut ndaj Kinës vjen ndërsa mediet shtetërore kineze, kanë kritikuar regjimin në Penian, si dhe mes rritjes se tensioneve në rajon.

Në gazetën koreano-veriore shkruhet se vendi nuk do të lutet kurrë për miqësinë e Kinës në këmbim të programit bërthamor që është i çmuar sa vetë jeta.

Autoritetet dhe mediet kineze u kundërpërgjigjën me shpejtësi, duke theksuar kështu pozicionin e Kinës për një gadishull Korean pa armë bërthamore, ndërsa kritikuan Penianin se po përdor  një logjikë iracionale për programin bërthamor.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’