Pas miratimit të sanksioneve të reja nga OKB-ja për kufizim të furnizimit me naftë të Koresë së Veriut ka ardhur reagimi i ashpër i kësaj të fundit.
Ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka thënë se ata që votuan për sanksionet e OKB-së do të "paguajnë çmim të lartë për atë që kanë bërë, është një akt lufte".
Koreja e Veriut thotë se sanksionet e reja të OKB-së që do të kufizojnë furnizimet të naftës janë të njëjta me një bllokadë të plotë ekonomike.
/Shqiptarja.com

Ky është reagimi i parë zyrtar nga Pheniani, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri sanksione të reja në përgjigje të testit të raketave balistike të Koresë së Veriut (ICBM).
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com