Koreja e Veriut “rrafshon” qytetin
amerikan me raketa bërthamore/ VD

Koreja e Veriut “rrafshon” qytetin<br />amerikan me raketa bërthamore/ VD
Ndoshta nuk është një veprim konkret, por mund të konsiderohet një paralajmërim i rrezikshem pasi Koreja e Veriut transmeton një video ku simulon një sulm bërthamor kundër SHBA.
 
Ndoshta është thjesht “show” por gjatë festimeve për ditëlindjen e themeluesit të shtetit Korean, televizioni kombëtar publikoi një video ku rindërtohet një sulm bërthamor kundër SHBA. Shfaqja duket kaq reale, një raketë ndërkontinentale niset nga Koreja dhe drejtohet drejt SHBA tejkalon Oqeanin Paqësor duke goditur në fund një qytet amerikan.
 
Në imazhe duket një flamur amerikan i cili digjet i rrethuar nga varre. Ndërsa kori këndon një këngë ku thuhet ‘Raketa jonë hidhet, përshkon detin me shpejtësi si një rrufe me synimin për të sfiduar imperialzimin”.
 
Shfaqja muzikore, në të cilën mori pjesë edhe udhëheqësi i shtetit komunist Kim Jong Un, u zhvillua të dielën, një ditë pas paradës madhështore në Penian, që shënoi 105-vjetorin e Kim Il Sung.
 
Koncerti vijoi me pamjet e një testi bërthamor të zhvilluar në muajin shkurt, që në video u shoqërua me lëshime të tjera raketash në qiell, të cilat kalonin mbi Paqësor e godisnin shënjestra të ndryshme në SHBA, duke i kthyer ato në topa gjigandë zjarri.
 
Prej kohësh tensionet mes Washingtonit dhe Penianit janë përshkallëzuar ndërsa retorika mes tyre i ngjason një epoke lufte.
 
Diktatori Kim Jong un herë pas here ndërmerr teste bërthamore të cilat kërcënojnë SHBA dhe aleatët ndërsa këto të fundit bëjnë thirrje që testeve të tilla t’u jepet fund. Kujtojmë se edhe Rezolutat e Kombeve të Bashkuara i ndalojnë Koresë së Veriut të kryejë prova me raketa balistike, me qëllim parandalimin e saj që të bëhet fuqi e plotë bërthamore.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta