Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë të enjten, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Tokio për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ku pritet të diskutohet mbi mënyrat për t'u kundërpërgjigjur ndaj Veriut.
Koreja e Veriut ka hedhur raketa të shumta këtë javë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë stërvitjet të përbashkëta ushtarake që Pheniani i dënon si veprime armiqësore.
Në një deklaratë të enjten, ushtria koreano-jugore tha se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore.
Edhe qeveria japoneze konfirmoi hedhjen e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale.
Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol do të shkojë në Japoni për takimin e parë të këtij niveli me kryeministrin Fumio Kishida në më shumë se një dekadë, pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t'iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.
Si pjesë e përpjekjeve, dy aleatët e SHBA-së kanë rënë dakord të ndajnë informacione në kohë reale të hedhjes së raketave nga Koreja e Veriut dhe janë angazhuar të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak./VOA
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.5%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 472
Lajme të tjera
-
Japonia në gatishmëri para kërcënimeve të Koresë së Veriut: Jemi gati të rrëzojmë çdo predhë që na cek territorin
29 Maj, 09:24
-
Kaos në ajër! Pasagjeri hap derën e avionit që ishte ende në fluturim dhe shkakton panik në bord
27 Maj, 13:56
-
SHBA dhe Korea e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi me Korenë e Veriun
25 Maj, 10:21
-
SHBA-ja vendos një rund të ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut
23 Maj, 18:28
-
Biden pret presidentin koreanojugor, bien dakord: Jo armë bërthamore në Korenë e Jugut, SHBA do të rrisin masat parandaluese
27 Prill, 08:55
-
Japonia përgatitet të rrëzojë mbetjet e satelitit 'spiun' të Koresë së Veriut
22 Prill, 17:54
-
SHBA dhe aleatët zhvillojnë stërvitje të përbashkët kundër raketave, Koreja e Veriut paralajmëron krizë sigurie
18 Prill, 13:08
-
SHBA dhe aleatët stërvitje kundër raketave, Koreja e Veriut paralajmëron për krizë sigurie
18 Prill, 10:56
-
Koreja e Veriut teston raketën më të fuqishme ndonjëherë! ‘Alarmohet’ Japonia, evakuon shkollat
14 Prill, 17:42
-
Vendi i ‘kumarxhinjve të etur’ miraton ndërtimin e kazinosë së parë, Japonia lë pas ‘frikën’ e varësisë ndaj lojërave të fatit
14 Prill, 14:57
-
Koreja e Veriut nis raketën balistike drejt detit! Japonia thirrje banorëve: Gjeni vendstrehime për t'u mbrojtur
13 Prill, 07:57
-
Koreja e Veriut teston sërish një dron nënujor në afërsi të Seulit, ‘cunami’ i gatshëm për sulme bërthamore
8 Prill, 13:37