Ministria e jashtme Australiane ka bërë publike një kopje të dokumentit që ka marrë nga Koreja e Veriut. Asambleja e Latë Popullore e koresë në këtë letër i kërkon mbështetje Australisë kundër Donald Trumpit.
Dokumenti është dërguar nga ambasada e Penianit në Indonezi për ambasadën e australisë po në të njëjtin vend, kopja e dokumentit është botuar nga ministria e jashtme e Australisë. Në letër kritikohej "qëndrimi i SHBA-së" dhe, shteteve që mbështesin sanksionet e paligjshme kundër Kim Jong-un.
Në dokument thuhej se kërcënimi për të shkatërruar Korenë e Veriut me armë bërthamore është, kërcënim për të shkatërruar gjithë botën, prandaj kërkohet mbështetja e Australisë. Kërkohej reagim nga çdo vend me "vigjilencë të mprehtë" ndaj qëndrimit të SHBA-së.
Letra i drejtohej Parlamentit të Australisë nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Koresë së Veriut.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com