Koreja e Veriut ka paralajmëruar SHBA në lidhje me sanksionet e vendosura, duke thënë se do të përshpejtojnë programin e saj bërthamor.
Në një deklaratë të fortë, Ministria e Jashtme tha se sanksionet e reja të SHBA janë një “veprim i egër, joetik dhe çnjerëzor i armiqësisë”.
“Masat në rritje të SHBA dhe forcave të saj për të imponuar sanksione dhe presione do të rrisin ritmin tonë drejt forcës bërthamore të shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.
Nga ana tjetër, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi Gadishullin Korean. Kjo filloi pas raketës më të fundit të lëshuar nga Koreja e Veriut mbi Japoninën, ditën e premte.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com