Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka pohuar se bisedimet mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut, do të mbyllen brenda vitit 2021.

Gjithashtu ka shpjeguar se SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojë dialogun me vendin komunist pas uljes së tensioneve.

SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojnë menjëherë bisedimet me Korenë e Veriut, me objektivin për të plotësuar denuklearzimin e vendit brenda vitit 2021.    

                 Mike Pompeo

Pompeo gjithashtu ka nënvizuar se ka ftuar ministrin e Jashtëm koreano-verior, Ri Yong Ho, për një takim në Nju Jork për javën e ardhshme, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.