Koreja e Veriut nuk ndal së provokuari
Teston një tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut nuk ndal së provokuari<br />Teston një tjetër raketë balistike
Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike, thotë ushtria e Koresë së Jugut për agjensinë e lajmeve Yonhap.

Nuk ishte e qartë se sa larg udhëtoi raketa, por një burim i qeverisë amerikane tha për Reuters se testi dështoi.

Raketat u lëshuan nga një vend në provincën South Pyeongan në veri të Phenianit në orët e hershme të së shtunës në mëngjes me orën lokale , thanë shefat e shtabeve ushtarake të Koresë së Jugut, të cilët deklaruan se tipi i raketave ende nuk ishte i njohur.

Lëshimi ka ndodhur disa orë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson, i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të ndihmojë Korenë e Veriut për të hequr dorë nga ambiciet e saj bërthamore.Madje duke propozuar edhe sanksione.

Presidenti i SHBA Donald Trump, shkroi në Twitter: "Koreja e Veriut nuk i respektoi dëshirat e Kinës dhe presidentit të saj shumë të respektuar, kur testoi edhe pse pa sukses, një raketë sot.”

Të mërkurën, SHBA instaloi pajisje anti-rakete në Korenë e Jugut, sistemi i Mbrojtjes (Thad) është projektuar për të rrëzuar raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme në çastin kur i afrohen objektivit të tyre në fazën përfundimtare të fluturimit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike