Koreja e Veriut po zhvillon
​tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut po zhvillon<br />​tjetër raketë balistike<br>
Koreja e Veriut ka nisur zhvillimin e një versioni të ri të raketës ICBM CN-20, që mund të arrijë një largësi deri në SHBA. Pheniani, vetëm gjashtë muaj pas testimit të parë të raketës ICBM, ka nisur testimet e reja për të përmirësuar rezen e veprimit.

Raketa shihet si përpjekje e regjimit të  Kim Jong-un, për zhvillimin e shpejtë të programit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut. Ndërsa zyrtarët amerikanë janë duke e ndjekur nga afër zhvillimin e programit bërthamorë të Koresë së Veriut.

Këto zhvillime kanë bërë që Shtetet e Bashkuara, të rivlerësojnë kohën kur kërcënimi i Koresë së Veriut ka evoluar, me pretendimin se po mbrohen nga programi anti-balistik i SHBA-së.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë për CNN, se zhvillimi i programit bërthamorë i Koresë së Veriut, është vendosur në, lansueset e raketave. Presidenti Tramp, gjatë vizitës në rajonin e Azisë, në fokus të bisedimeve ka pasur kërcënimin e Koresë.

Gjatë vitit 2018, SHBA-ja pritet të marri një hap vendimtar për sa i përket çështjes së Koresë së Veriut, pritet që të vendosi në dispozicion arsenalin e saj për të parandaluar hapat e më tejshëm të Kim Jong-un.

Ndërsa në fund të këtij viti, Pentagoni pritet të bëj publike raportin e tij mbi shqyrtimin e pozicionit për sa i përket çështjes bërthamor dhe mbrojtjes nga raketat Balistike. Modernizimi i arsenalit pritet të kërkoj shpenzimin e miliarda dollarëve gjatë dekadave të ardhshme.

Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar se përshpejtimi i zhvillimit të programit bërthamorë nga Koreja e Veriut, është shkaku kryesor i ankthit publik të shprehur nga gjithnjë e më shumë zyrtarë të qeverisë amerikane, pavarësisht faktit se ata ende po shpresojnë për një zgjidhje diplomatike. "Sipas zhvillimeve aktuale, Koreja e Veriut është padyshim kërcënimi më i rëndësishëm," tha gjenerali Joseph D. Danford, president i Shtabit të Përbashkët Ushtarak të SHBA-së, gjatë dëgjimit të tij të fundit nga Kongresi.

Ministri i Mbrojtjes Jim Mattis, tha se: "Koreja e Veriut po përshpejton zhvillimin e kërcënimit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar përmes programit të saj të paligjshëm bërthamor dhe raketor, nuk pranojnë një Kore Veriore bërthamore "

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara