Koreja e Veriut: Pranë ndërtimit
të raketës ndërkontinentale

Koreja e Veriut: Pranë ndërtimit<br />të raketës ndërkontinentale
PRISHTINE-Udhëheqësi i Koresë së Veriut thotë se vendi i tij është në “fazën finale” të ndërtimit të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM).

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka “shënuar ngritje si fuqi bërthamore” në vitin 2016 dhe "se shpejti do e kemi edhe ICBM-në".

Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë.

Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë derisa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste.

Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot