Koreja e Veriut pranon të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koreja e Veriut pranon të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koreja e Veriut ka pranuar të rifillojë bisedimet bërthamore në nivel pune me Shtetet e Bashkuara, sipas një diplomati të lartë të Koresë së Veriut.

Zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha se Pheniani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime më 5 tetor dhe do të kenë "kontakt paraprak" një ditë më parë. Nuk është e qartë se ku do të zhvillohen takimet.

Njoftimi vjen tre muaj pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë dhe ranë dakord të rifillojnë bisedimet në nivel pune.

Që atëherë Koreja e Veriut refuzonte të caktonte një datë për bisedimet. Në vend të kësaj ajo ka sulmuar ashpër SHBA dhe Korenë e Jugut dhe ka vazhduar të testojë raketa balistike me rreze të shkurtër.

Nuk është e qartë nëse palët i kanë zbutur qëndrimet e tyre negociuese, megjithëse zhvillimet e fundit flasin për një gatishmëri të shtuar për të punuar drejt një marrëveshjeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër