Koreja e Veriut premton më 
shumë teste bërthamore në 2018

Koreja e Veriut premton më <br />shumë teste bërthamore në 2018<br>
Koreja e Veriut ka përmbledhur rezultatet për vitin 2017 për sa i përket testimeve raketore.

Gjatë vitit 2018 Kim Jong-un ka planifikuar të zhvillohen më shumë teste për raketat bërthamore. Qeveria e Kim Jong-un shprehet e kënaqur me numrin e testimeve gjatë këtij viti.

Në 2018 do testohen raketa Pukguksong-2, ICBM dhe Hwasong-15 të cilat arrijnë rrezen e veprimit deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më shumë testime raketore gjatë vitit 2018 nëse Uashingtoni na kërcënon me luftë, do të zhvillojmë aftësinë mbrojtëse për të parandaluar çdo rrezik,” deklaron Kim Jong-un.

Gjatë këtij viti OKB-ja i vendosi shumë sanksione për ta parandaluar aktivitetin bërthamorë të Kores së Veriut, por kjo nuk e ka penguar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa