Koreja e Veriut pretendon se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë me satelitin e saj spiun

Koreja e Veriut pretendon se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë me satelitin e saj spiun

Koreja e Veriut pretendoi se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së (Pentagon) dhe katër anije të afta për sulm bërthamor që i përkasin Marinës amerikane me satelitin e saj spiun "Malligyong-1".

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), thuhet se lideri i vendit Kim Jong-un analizoi raportin e operacionit mbi satelitin spiun dhe fotografitë e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit të marra nga sateliti, raporton media turke Anadolu.

Në lajm thuhet sateliti bëri fotografi të katër anijeve të afta për sulm bërthamor të Marinës së ShBA-së dhe një aeroplanmbajtëse britanike në Portin Norfolk të Virginias dhe Newport News Shipbuilding Company, një aeroporti në Virginia dhe Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam në pronësi të ShBA-së.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë