Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, deklaroi se testi i fundit provonte që gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të goditej nga raketat koreano-veriore.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar testin e fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut, si “veprimi i më i fundit i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm nga regjimi Koreano- verior”.
Kina ka dënuar testimin e raketës dhe ka bërë thirrje për shmangien e intensifikimit të tensioneve.
Sipas asaj që bën të ditur Koreja e Veriut, raketa fluturoi për 47 minuta duke arritur një lartësi prej 3,724 kilometra.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, kanë zhvilluar një stërvitej të përbashkët si përgjigje ndaj Koresë së Veriut.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com