Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga rajoni i saj perëndimor, thonë autoritetet japoneze dhe të Koresë së Jugut.
Raketa u nis në orën 09:40 lokale (00:40 GMT), nga Banghyon në province veriore të Pyongan, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut.
Tokio tha se raketa mund të jetë rrëzuar në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë në Detin e Japonisë.
Koreja e Veriut ka rritur frekuencën e testeve të saj bërthamore në muajt e fundit duke nxitur tensionet.
Raketa e sotme udhëtoi rreth 930 km dhe fluturoi për rreth 40 minuta, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Ky është lëshimi i 11-të i raketave të lëshuara këtë vit nga Pheniani.
Sekretari i kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga u tha gazetarëve se,"Provokimet e përsëritura të Koresë së Veriut si kjo janë absolutisht të papranueshme. Ne paraqitëm një protestë të fortë dhe e dënuam atë."
Presidenti i sapozgjedhur i Koresë së Jugut, Moon, ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë të vendit.
[gallery]22937[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO