Koreja e Veriut ka kryer testin e parë të raketave të drejtuara nga inteligjenca artificiale (IA). Udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, ishte i pranishëm në këtë test.

Testet përfshinë sisteme të shumta armësh, përfshirë një raketë lundrimi me kapacitet bërthamor, të cilën Kim është zotuar ta vendosë pranë kufirit me Koreja e Jugut, ndërsa synon të zgjerojë aftësitë ushtarake të vendit.

Gjithashtu, u testuan raketa balistike me një “kokë luftarake për misione të posaçme”, të projektuara për përdorim bërthamor në fushën e betejës, si dhe një armë artilerie raketore 240 mm, e pajisur me sisteme navigimi “jashtëzakonisht të sakta”.

Sipas deklaratës së Phenianit, testet treguan se armët dhe sistemet automatike të lëshimit janë përmirësuar me sukses për t’iu përshtatur kushteve të luftës moderne dhe për të rritur efektivitetin e tyre në luftime.