Koreja e Veriut kryen testin e radhës të raketës balistike e para pas zgjedhjes së Donald Trump president i SHBA.
Lajmi konfirmohet nga agjensia e shtypit të Koresë së jugut. Raketa pasi përshkoi 500 kilometra u rrëzua në Detin e Japonisë.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong kishte deklaruar në janar se vendi i tij po përgatitej të lëshonte një raketë e aftë të transportonte armë bërthamore.
Pas lëshimit të raketës i menjëhershëm ishte reagimi, Tokio ka dërguar një notë proteste në Kombet e Bashkuara duke kërkuar që të dënohet ky veprim i Koresë së Veriut.
Në janar, udhëheqësi i vendit komunist, Kim Jong-un paralajmëroi se ushtria e tij ishte shumë pranë testimit të raketave me rreze të gjatë, të afta për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, por edhe për të mbajtur mbushje bërthamore.
Por Trump u kundërpërgjigj në “Tëitter” duke thënë se “diçka e tillë nuk do të ndodhte”.
Manjati siguroi kryeministrin japonez, Shinzo Abe, se “Amerika qëndron 100% në krah të Japonisë, aleatit të saj të madh”.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com