Koreja e Veriut teston raketat
ndërkontinentale,kërcënon SHBA

Koreja e Veriut teston raketat<br />ndërkontinentale,kërcënon SHBA
Koreja e Veriut ka testuar me sukses një mekanizëm të ri për raketa balistike ndërkontinentale. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA njoftoi se ky mekanizëm i ri garanton kryerjen e sulmeve bërthamore në kontinentin amerikan.

Testi është kryer në bregun perëndimor të Koresë së Veriut dhe është mbikëqyrur nga lideri Kim Jong-un. “Ky mekanizëm do të mbajë larg pellgun e së keqes, përfshirë këtu edhe tokën amerikane”, është shprehur Kim Jong-un.  Ky ishte testi i fundit, i një sërë testesh të kryera nga Koreja e Veriut.

Menjëherë pas kësaj deklarate  ka reaguar edhe departamenti amerikan i Shtetit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se Koreja e Veritu duhet të heqë dorë nga këto veprime që destabilizojnë edhe më tej rajonin.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka testuar edhe një raketë bërthamore dhe një tjetër me rreze të gjatë veprimi.Këta hapa kanë bërë që Kombet e Bashkuara të miratojnë sanksione të reja kundër ishullit komunist.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari