Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të ndërtojë një "ushtri të pamposhtur" përballë asaj që ai thotë se është politikë armiqësore nga Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat shtetërore.

Kim Jong-un shtoi se zhvillimi i armëve ishte për vetëmbrojtje, dhe jo për të filluar një luftë. Kim i bëri komentet gjatë një ekspozitë ku ushtarët treguan forcën, në një panair të mbrojtjes në Pjongiang.

Sakaq mediat e huaja kanë publikuar pamje të ushtarëve të Koresë së Veriut, teksa tregojnë të gjithë potencialin dhe forcën e tyre. Ata shihen duke thyer tulla me duar, pa ndihmën e ndonjë pajisje. Në video shihen ushtarë duke thyer me grushte tulla e tjegulla. Përveç shkatërrimit të tullave dhe pllakave, ushtarët u panë të shtrirë në shtretër me copa qelqi dhe gozhdë hekuri, me pllaka betoni të goditura me copa mbi trupat e tyre. 

Në fjalimin e tij në ekspozitën Vetë-Mbrojtje 2021 të mbajtur në kryeqytetin e Veriut, Phenian, Kim iu drejtua ndërtimit të ushtrisë në Jug dhe tha se Koreja e Veriut nuk dëshiron të luftojë fqinjin e saj. Kim, i rrethuar nga një sërë pajisjesh ushtarake përfshirë tanke, akuzoi SHBA -në për nxitjen e tensioneve midis Koresë së Veriut dhe Jugut. Ai tha se nuk kishte "asnjë bazë sjelljeje" për ta bërë Korenë e Veriut të besojë se SHBA nuk ishte armiqësore.