Koreja eVeriut lëshon dy raketa
Reagojnë SHBA dhe Japonia

Koreja eVeriut lëshon dy raketa<br />Reagojnë SHBA dhe Japonia
Koreja e Veriut  kreu një provë  duke lëshuar  dy raketa balistike për të arritur në ishujt e SHBA-së. Bateritë e mbrojtjes detare dhe raketat ishin të urdhëruara për të shuar çdo gjë.

Lëshimi i raketës së parë u konsiderua si dështim, pasi udhëtoi rreth 150 kilometra përpara se të përfundonte në det.E dyta, e cila u lëshua disa orë më vonë, fluturoi rreth 400 kilometra dhe është menduar të jetë një Musudan.

Tensioni në rajon ka qenë i lartë që kur Koreja e Veriut kreu provën e katërt bërthamore në janar dhe që pasoi me një nisjen satelitore dhe nisjen e testimeve të raketave të ndryshme . Koreja e Veriut, që po teston  armët bërthamore, e ka të ndaluar nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara të përdorë çfarëdolloj teknologjie të raketave balistike por lideri vijon të testojë i lumtur çdo lloj prove.

Nga ana tjetër Japonia me një notë proteste deklaroi se  regjimi i Jong nuk mund të tolerohet.

Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i ka dënuar ashpër testimet, me zëdhënësin John Kirby që është shprehur se ato vetëm sa do të shtojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të ndalur programin e armatosjes së Veriut komunist.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre