Koreja paralajmëron SHBA:Gati
t'ju fshijmë nga faqja e dheut

Koreja paralajmëron SHBA:Gati<br />t'ju fshijmë nga faqja e dheut
Nuk kanë të sosur tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut ndërsa të dyja palët nuk i ndalin kërcënimet ndaj njera-tjetrës.

Më së fundi Koreja e Veriut  shprehet se vetëm me një sulm do të mund të shkatërrojë luftanijen amerikane Carl Vinson.

Ditën e djeshme zv presidenti amerikane Mike Pence siguroi se flota amerikane e drejtuar nga luftanijet Carl Vinsion do te mbërrijë në Detin e Japonisë dhe ka për qëllim të përforcojë praninë ushtarake në gadishullin Korean.

Por Peniani është i gatshëm të fshijë nga faqja e dheut Amerikën, të paktën është ky kërcënimi që bëhet publik në të përditshmen zytare të Partisë së Punëtorëve.

Në shkrim bëhet me dije se qeveria koreanoveriore konfirmon  se Washingtoni dëshiron  që të krijojë në rajonin Korean një shkatërrim të paprecedentë. Ndër të tjera gazeta qeveritare e regjimit Korean deklaron se Koreja e Veriut nuk do të jetë thjesht një spektator ndaj aksioneve të SHBA por do të veprojë.

Herë pas here diktatori Kim Jong un  ka ndërmarre teste bëthamore të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga SHBA dhe aletatët.E pikërisht rreziku nga sulmet bërthamore është ajo cfarë ka përshkallëzuar raportet mes Penianit dhe Washingtonit. 

Presidenti Trump ka urdhëruar dërgimin e luftanijes Carl Vinson drejt gadishullit Korean për të reaguar ndaj testeve bërthamorë të ndërmarra nga Peniani dhe rrezikut që kjo e fundit paraqet duke kërcënuar se do të godasë SHBA dhe aleatët e saj.  Luftanija mbërriti në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor pas shumë ditësh konfuzionesh se për ku ishte drejtuar. 

Mes të tjerash në Korenë e Veriut arrestohet një tjetër shtetas amerikan.

Bëhet fjalë për një ish-profesor me origjinë koreane i identifikuar si Kim, i cili u ndalua të premten  në aeroport ndërsa përpiqej të largohej nga Peniani, ku ndodhej në bazë të programeve humanitare.
 
Ai është i treti shtetas amerikan i ndaluar nga regjimi Korean. Dy të tjetër janë një student dhe një pastor me origjinë koreane i cili edhe më parë është dënuar për aktivitet subversive kundër Koresë së Veriut.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë