Korleone/ Familja Rina s’paguan
taksat, masa e pazakontë e komunës

Korleone/ Familja Rina s’paguan<br />taksat, masa e pazakontë e komunës<br>
Totò Riina, “il capo dei capi” i Koza Nostrës, ka thuajse dy muaj që ka vdekur, por të afërmit e tij nuk heqin dorë nga parimet e shenjta (dhe kriminale) të familjes. Ata nuk i paguajnë taksat. Asnjëherë askush prej Riinave nuk i ka paguar asgjë shtetit, shkruan sot La Repubblica.

Tani familja e boss-it nuk ka ndër mend të paguajë as taksën e pastrimit, për të cilën ka shumë pagesa të prapambetura për të bërë. E veja e Toto Riinës, Ninetta Bagarella ka rreth 600 euro detyrime për të shlyer, e bija e saj Lucia, rreth 400. Që prej shtatorit, tre komisioneret që drejtojnë Komunën pas shkrirjes së saj për shkak të infiltrimeve mafioze, u kanë dërguar disa shkresa, kështu që tani ata kanë marrë paralajmërimin e fundit. Nëse brenda 120 ditëve nuk do të paguajnë, çështja do t’i kalojë automatikisht Agjencisë së taksave, e cila, siç ndodh zakonisht në këto raste të të kryejë sekuestrimin e pasurive të tundshme të shkelësve, sikurse mund të jenë automjetet e tyre.

Në Korleone nuk kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë, madje administrata e mëparshme  Komunës kishte shpallur çuditërisht një falje të detyrimeve ndaj taksave për mafiozët dhe familjet e tyre, që vazhdonin qetësisht të mos i paguanin taksat.

Por tani situata ka ndryshuar. Madje edhe ndonjë familje prej të pathyeshmëve është përshtatur me rregullat. Për shembull, e veja e kreut tjetër të Korleones, Bernardo Provenzanos, Saveria Benedetta Palazzolo kishte 1100 euro detyrime, kërkoi të paguante me këste dhe ka shlyer dy kuota. Një gjest i cili ka shkaktuar njëfarë sikleti në qytezën famëkeqe. Për të ndershmit kjo përbën një shenjë konkrete të rikthimit në normalitet. Kurse Toto Riina ishte xhindosur jo vetëm për pagesat, por dhe për këstet. Krye-bossi i mafies, e përmendte shpesh kohët e fundit në burg, duke e mohuar që të kishte bërë ndonjëherë ujdi me shtetin: “Ky Provenzano është tamam karabinier, po përse bashkëpunon me ata njerëz?”. Me pak fjalë, sipas mafies me shtetin nuk duhet bërë ujdi, as edhe për këstet.

Ndërkohë që familja Riina vazhdon të përsërisë se nuk ëhstë në zotërim të ansjë prone. Nëpër intervistat e shumta dy vajzat e “kumbarit” vijojnë të mos e hedhin poshtë të atin dhe thonë se nuk dinë asgjë për thesaret (që nuk i janë sekuestruar asnjëherë) familjes, ato pasuri për të cilat babai i tyre fliste në burg (“nëse rikuperoj qoftë edhe një të tretat e asaj që kam, prap i pasur mbetem”). Ndërkohë, Lucia, e shoqëruar nga burri Vincenzo Bellomo, kohët e fundit ka udhëtuar larg Siçilisë, në Riva di Solto pranë Bergamos, me rastin e një ekspozite të pikturave të saj, një ekspozitë tepër e veçantë, ku mund të merrj pjesë vetëm me ftesë të një shoqate lokale. Zyrtarisht ishte një nismë bamirësie, por duket se një filantrop anonim ka ofruar një shifër të madhe.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit