Koronavirus hyri në Europë nga Mynihu dhe u përhap përmes kripës

Koronavirus hyri në Europë nga Mynihu dhe u përhap përmes kripës

Shpërthimit epidemik që ndodhi në fund të janarit, epidemiologët gjermanë i kanë kushtuar vëmendje obsesive. Jo vetëm përmes pyetësorëve standardë të përgatitur nga OBSH, në të cilat njerëzit që janë identifikuar pozitive nga koronavirusi pyeten se ku kanë qenë dhe me kë janë takuar. Por një hetim i vërtetë policor, i cili bëri të mundur përcaktimin se kush i infektoi gjithë ata njerëz. Si ndodhi infektimi midis pacientit 4 dhe pacientit 5, dy personave që me sa duket nuk kishin takuar kurrë?

Në qytetin e vogël të Stockdorf, afër Mynihut në Gjermani, te ‘shtëpia’ e Grupit Webasto, një kompani automobilistike e pjesëve të këmbimit, ndodhi takimi famëkeq i biznesit, ku një grua pozitive nga Kina infektoi punonjësin e parë, një djalë të ri i cili ishte ulur pranë saj gjatë një takimi në një dhomë kufizuar. Ishte 20 janar. Pas një jave ai u testua pozitiv nga koronavirusi.

Ndërkohë, virusi qarkulloi në kompaninë Webasto duke infektuar 16 persona, sot të gjithë të shëruar. Nga atje infeksioni përhapet në Bavari, pastaj në Itali dhe pjesën tjetër të Europës.

Duke gjurmuar me obsesion zinxhirin e infeksioneve dhe duke testuar të gjitha rastet e dyshuara, ‘shpërthimi bavarez’ ndodhi por rruga e tij mes popullatës ishte bërë një ‘top me fije leshi’, i pamundur për tu zbuluar.

Punë hetimore për të rikonstruktuar ‘udhëtimin’ e koronavirusit nga Stockford për në gjithë Bavarinë dhe më pas në Gjermani,  tregohet në një artikull të botuar në revistën Lancet.

Në botim tregohet se si infeksioni kaloi nga i dyti pozitiv te i treti. Por rruga befas ndalet pas pacientit 4.

Çfarë kontakti ka pasur pacienti 5 me personin tjetër të infektuar?

Me marrjen në pyetje, epidemiologët gjermanë zbulojnë se pacientët 4 dhe 5 të dy kishin drekuar në kantinë e kompanisë më 22 janar. Ata hëngrën në dy tryeza ngjitur dhe në shpinë të njëri tjetrit.

Infeksioni nuk ka gjasa të ndodh në këto kushte.

Por në një moment të caktuar, i nxitur nga pyetjet, njëri prej të dyve kujton se i kishte kërkuar kolegut të tij kripë.

Me duart e tij të kontaminuara, pacienti 4 jo vetëm që i dha kripën pacientit 5 por edhe i transmetoi koronavirusin.

Rrugët e koronavirusit janë delikate dhe të paparashikueshme, por në këtë rast mjekët hetues gjermanë kanë qenë po aq të zgjuar, në mos më të zgjuar se Covid-19.


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot