Koronavirus/ Italia numrin më të lartë të viktimave në Evropë, tejkalon Britaninë, Gjermania nga e mërkura në Izolim të plotë

Italia ka numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në Evropë, kjo pasi ditën e diele ajo tejkaloi edhe Mbretërinë e Bashkuar sa i përket numrit të viktimave në kontinentin e vjetër.

Vendi, ku filloi pandemia  në Evropë regjistroi 484 viktima nga COVID-19 të dielën, një nga numrat më të ulët të vdekjeve një-ditore në rreth një muaj. 

Sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins, Italia ka shënuar 64,520, viktima nga fillimi i pandemisë ndërsa Britania  ka shënuar  64,267 viktima.

Sipas ekspertëve në fakt shifrat mund të jenë shumë më ta larta, pasi shumë vdekje besohet të kenë kaluar pa u zbuluar, përfshirë ato të personave të moshuar në shtëpitë e pleqve të cilët nuk ishin testuar për COVID-19. Italia ka pasur një numër të lartë vdekjesh krahasuar me fqin jët për faktin se u godit e para nga pandemia dhe gjithashtu ka një raport më të ulët të personelit mjekësor ndaj pacientëve krahasuar me kombet e tjera evropiane. Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit edhe gjatë festave Kryeministri italian Giuseppe Conte ka forcuar rregullat e udhëtimit për periudhën e festave të Krishtlindjeve, Vitit të Ri. Duke filluar nga 21 Dhjetori deri më 6 Janar, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë midis rajoneve përveçse për punë ose arsye urgjente siç janë problemet shëndetësore.

Gjermania e cila ka shënuar një shkallë të ulët vdekshmërie në raport me Britani dhe Italinë, ka deklaruar dje mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, duke shkaktuar kështu mbylljen e bizneseve dhe shkollave në vend.  Lajmi u dha nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm dhe se rastet pozitive çdo ditë po rriten në mënyrë eksponenciale.

Në Francë, 11,533 raste të COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit, shumë më tepër se synimi i qeverisë, prej 5,000 raste në ditë, sipas shifrave të lëshuara të Dielën në mbrëmje nga agjencia shëndetësore Santé Publique France. Vendi aktualisht ka 25,239 pacientë të shtruar në spital për shkak të COVID-19, një shifër  kjo tejet e lartë, pavarësisht masave të shumta kufizuese në vend prej 30 tetorit.

Ndërkohë në Holandë, e cila regjistroi gati 10,000 infeksione të reja Covid gjatë 24 orëshit të fundit zyrtarët po u bëjnë thirrje blerësve të shmangin qendrat e qyteteve - të tilla si Amsterdami dhe Haga - në fundjavë.  Vendi ka qenë në bllokim të pjesshëm që nga 13 tetori.

Në Zvicër, pesë spitale i kanë dërguar një letër ministrit të shëndetësisë Alain Berset, duke shprehur një shqetësim tejet të madh në lidhje me situatën aktuale në spitale. Spitalet në Gjenevë, Bernë, Cyrih, Bazel dhe Lozanë kanë arritur pothuajse në limitetet maksimale.

Ndërkohë që nga dita e sotme shkollat ​​në të gjithë rajonin e Stokholmit të Suedisë është kërkuar që për herë të parë të kalojnë në mësimin në distancë për  fëmijët e moshës së 13 deri në 15 vjeç. Ndër masat e tjera për periudhën e Krishtlindjes, suedezët këshillohen gjithashtu të takojnë një maksimum prej tetë personash, të mblidhen jashtë nëse është e mundur dhe të shmangin udhëtimet me tren ose autobus.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it