Koronavirus, mbërrijnë mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

Koronavirus, mbërrijnë mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

Kanë mbërritur sot në Kosovë 100,620 vaksina Pfizer, përmes programit COVAX të OBSH, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një postimi në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

"Sot kanë arritur 100,620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX. Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit. Vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t'i dhënë fund pandemisë COVID-19. 100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë", thuhet në postim.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thekson se pandemia e COVID nuk ka mbaruar ende, duke bërë apel për respektimin e masave anti-COVID.

"Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë masat e mëposhtme të parandalimit - mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e mirë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të kontribuar në parandalimin e humbjeve të jetës dhe komplikimeve serioze të  shëndetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19", bën thirrje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut