1,017 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 20,928 pacientë aktivë me COVID

1,017 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 20,928 pacientë aktivë me COVID

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,017 raste të reja me koronavirus nga 4,024 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe dhe një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 1,254 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë. 

Sakaq, në të gjithë vendin janë 20,928 pacientë aktivë me COVID. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave. Dje u regjistruan 697 qytetarë të infektuar dhe 4 humbje jete.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd. 

Statistika (17 Janar 2022)
Raste të reja ditore         1,017
Të shëruar në 24 orë      1,254
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 4,024 

Testime totale              1,580,889
Raste pozitive                 233,654
Raste të shëruara           209,455
Raste Aktive                      20,928
Humbje jete                         3,271 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            10,161
Durrës            1,601
Fier                 1,589
Elbasan          1,475
Shkodër          1,291
Vlorë                1,224
Gjirokastër       950
Berat                 794
Lezhë                706
Korçë                 699
Dibër                  236
Kukës                 202

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?