167 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,129 raste aktive me COVID

167 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,129 raste aktive me COVID

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 167 raste të reja me koronavirus nga 1,383 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç dhe një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra.

Në të gjithë vendin janë 5,129 raste aktive me COVID ndërsa gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 253 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID njofton se në spitale po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Tirana vijon të kryesojë sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Vlora, Berati, Durrësi dhe Kuçova.

Statistika (26 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          167
Të shëruar në 24 orë       253
Të shtruar në spitale       121
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 1,383 

Testime totale              1,460,890
Raste pozitive                207,709
Raste të shëruara          199,386
Raste Aktive                      5,129
Humbje jete                      3,194 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,381
Fier                 579
Durrës             397
Shkodër          349
Elbasan           321
Vlorë                262
Berat               247
Gjirokastër     196
Lezhë              136
Korçë               103
Kukës               82
Dibër                76

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Microni: 27/12/2021 00:09

    Shifrat jane kushedi sa fish me te larta, nuk eshte ndryshe nga bota qe po zien nga microni Shqiperia.. thjesht shqiptaret se cajne koken me fare per covid, as mbrohen e as testohen, keto shifra jane vetem per ata qe jane rende e shkojne bejne test.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’