Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 172 raste të reja me koronavirus nga 1,440 testime të kryera. Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,359 raste aktive me COVID, ndërsa 190 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja janë regjistruar në këto bashki; 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Tirana vijon të kryesojë me numrin e rasteve ndërsa pasohet nga Berati, Vlora, Fieri dhe Durrësi.
Statistika (06 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 172
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,440
Testime totale 1,406,517
Raste pozitive 201,902
Raste të shëruara 192,428
Raste Aktive 6,359
Humbje jete 3,115
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3167
Fier 662
Gjirokastër 542
Shkodër 441
Durrës 340
Berat 339
Elbasan 274
Vlorë 213
Lezhë 161
Korçë 106
Dibër 68
Kukës 46