Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 179 raste të reja me koronavirus nga 1,150 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Dibra 60 vjeç dhe një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 6,383 pacientë aktivë me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 213 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që prej fillimit të pandemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.
Statistika (2 Janar 2022)
Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 213
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1150
Testime totale 1,487,339
Raste pozitive 210,885
Raste të shëruara 201,282
Raste Aktive 6,383
Humbje jete 3,220
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2944
Fier 660
Durrës 578
Shkodër 430
Elbasan 405
Vlorë 396
Berat 256
Lezhë 196
Gjirokastër 193
Korçë 153
Dibër 101
Kukës 71