Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1905 raste të reja me koronavirus nga 6,757 testime të kryera. Fatkeqësisht, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç dhe dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.
Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të lehtë të numrit të rasteve ndërsa numri i vdekjeve mbetet i njëjtë. Dje, u regjistruan shifra rekord, saktësisht 2,177 të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID ndërsa 710 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 204,809 që prej fillimit të pandemisë.
Sa i përket infektime, rastet e reja në 24 orët e fundit janë shënuar në këto bashki; 823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë.
Statistika (12 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1905
Të shëruar në 24 orë 710
Të shtruar në spitale 117
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 6757
Testime totale 1,549,558
Raste pozitive 224,569
Raste të shëruara 204,809
Raste Aktive 16,507
Humbje jete 3,253
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 8078
Durrës 1343
Fier 1329
Elbasan 1198
Vlorë 997
Shkodër 978
Gjirokastër 694
Berat 555
Lezhë 513
Korçë 461
Dibër 214
Kukës 147